Google search engine
Home Politike Meta doli ‘jashtë loje’, zgjidhet automatikisht anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese/...

Meta doli ‘jashtë loje’, zgjidhet automatikisht anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese/ Manja: Presidenti nuk e bllokon dot!

0
336

Arta Vorpsi është zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, shpjegon se dhe pse Kreu i Shtetit nuk ushtroi të drejtën e dekretimit të një kandidature për vendin vakant në Gjykatë, mekanizmi zhbllokues që parashikon Kushtetuta, mundëson që Vorpsi të shpallet anëtare e Kushtetueses.

Presidenti Republikës në letrën drejtuar KED-së, argumenton pamundësinë për të përzgjedhur një emër për anëtar të Kushtetuteses nisur nga fakti se radha e përzgjedhjes është e Parlamentit. Argument me të cilin Manja nuk pajtohet.

Manja thotë se kjo nuk është logjika e ligjvënësit, i cili ka parashikuar mekanizmat zhbllokues.

Kryekomisioneri i Ligjeve thotë se Presidentit i ka skaduar këtë të premte afati 30 ditor për të dekretuar emrin e dytë për anëtar të Kushtetuteses. Ndërkohë që këtë të drejtë Kuvendi do ta ushtrojë në sencën plenare të së hënës, ku do të votojë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës më të lartë në vend, ku për secilin nevojiten të paktën 84 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here