Pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritet italiane nga Roma.
“Operacioni ka marrë vëmendjen e dy kryeministrave, Conte dhe Rama.Ka pasur dhe një dimension të rëndësishëm diplomatik ku janë përfshirë të gjithë ambasadat tona.Mirënjohje për ata që u përfshinë në operacion. Rasti ka marrë vëmendje të madhe dhe po e përdorim politikisht për të dhënë mesazhe të rëndësishme.Rasti i Alvinit është rasti se terrorizmi nuk vend në shoqërinë tonë, raste si ky duhet të mos përsëriten më , ky është qëllimi. Ishte një shembull i shëmtuar dhune dhe radikalizmi.Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë. Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Po ashtu dua të përshëndes autoritetet diplomatike që u përfshinë në këtë operacion. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht. Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”,”, tha Lleshaj.









































