Google search engine
Home Aktualitet Zbulohen 20 predha në Sarandë dhe një sasi granatash shumë të rrezikshme...

Zbulohen 20 predha në Sarandë dhe një sasi granatash shumë të rrezikshme për shpërthim, dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore

0
386

Zhytësit vullnetarë që po bënin pastrime në ujërat detare në Sarandë, në afërsi të Limanit, kanë zbuluar rreth 20 predha, nga informacionet e para mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu raportohet se janë gjetur edhe një sasi granatash, të cilat janë shumë të rrezikshme nëse bien në kontakt me spirancat e anijeve.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre”, deklarojnë vullnetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here