Nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja në fshatin Shafranë janë zbuluar të tjera detaje të forta, tashmë duket se policia është pranë identifikimit të autorit të dytë të atentatit të 1 nëntorit.
Hetuesit kanë siguruar pamjet filmike nga autostrada Tiranë-Durrës. Sipas mkëtyre materialeve, para atentatit makina e prokurorit u ndoq nga pas për disa minuta.
Prokurorët kanë gjetur në automjetin ”Benz” gri të grabitur dy palë syze, sinjal kjo që po i çon drejt identifikimit të autorit të dytë të përfshirë në atentat.
Kujtojmë se ishtin kamerat dhe syzet ato që çuan Prokurorinë në zbulimin e dentisitit, Redjan Rraja. Ai akuzohet se është atentatori kryesor i plagosjes së prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe shoferit Andi Maloku. Rraja u la në burg pas masës së caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.