Skena si nëpër filma! Me ‘Range-in’ e vjedhur, katër persona të veshur me të zeza marrin kasafortën e marketit në Durrës (Pamjet)

0
383

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit është grabitur një market!Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në market dhe kanë vjedhur kasafortën .

Në pamjet shfaqen katër persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur te marketi me makinën e vjedhur “Range Rover” në pronësi të një 55-vjeçari pak minuta më parë. Njëri prej tyre me levë në dorë duket që shkatërron sistemin e sigurisë, tjetri ndërkohë kontrollon zonës pasi duket se dikush po afrohet, teksa nga hajduti i 3-të i pa shqetësuar hap bagazhin, ku dhe duket një shkop bejbolli. Gjithçka ka ndodhur për 2 minuta, ku në minutën e 02:26:50 shfaqen tre hajdutët me kasafortën në dorë duke futur në bagazh. Kasaforta duket se është më e madhe, për këtë arsye ata e lënë bagazhin hapur dhe largohen me shpejtësi.

Uniformat blu kanë konfirmuar ngjarjen, e ndërsa nuk ka informacione zyrtare për shumën që është vjedhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here