Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir” me banorët e kësaj zone dhe një prej punonjësve të IKMT gjatë kryerjes së detyrës. A.B, 50 vjec, është goditur me mjete të forta nga banoret duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.
Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe.
IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.