Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht mbështetjeve të dhëna nga pjesa dërrmuese e vendeve të BE me në krye shtetin lider, Gjermaninë, mjaftoi vetëm një shtet që të vendoste ‘veton’ dhe ëndrra për hapjen e negociatave mbeti përgjysmë.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron tregon se si do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të kapin hapin e shteteve të tjera evropiane. Ai gjykon se kompanitë e mëdha duhet që të vijnë në Shqipëri e të investojnë.
“Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë, t’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim. Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde”, tha Macron për “The Economist”.
Një nga propozimet kryesore të kreut të shtetit francez, është që pas mbylljes së një kapitulli shteti përkatës të futet në sistemin e BE-së pikërisht në atë fushë.