Merret në pyetje e dashura e Redjan Rrajës, Klodiana Lala zbulon çfarë kapën kamerat e sigurisë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja (Predha e zbuluar nga ekspertiza balistike)

0
361

Hetimet mbi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndojit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës kanë nxjerrë të tjera detaje. Gazetarja Klodjana Lala është shprehur se makina e atentatorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë.

Ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhe e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet  brenda në makinë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit  me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here