Google search engine
Home Politike Drejtesi Ish-kryebashkiaku i LSI i nxori probleme, Vettingu shkarkon gjyqtaren e Apelit (ARSYEJA)

Ish-kryebashkiaku i LSI i nxori probleme, Vettingu shkarkon gjyqtaren e Apelit (ARSYEJA)

0
389

Gjyqtarja e Apelit të Korçës Brunilda Malo është shkarkuar nga detyra.

Ajo u përball të hënën me një listë të gjatë problemesh në kriterin e pasurisë, ndërkohë që kërkesat e saj të përsëritura për riçelje të hetimit për dy kriteret e tjera apo përjashtimin e trupës gjykuese u rrëzuan si të pabazuara.

Malo e vazhdoi betejën për riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin edhe në seancën e së hënës, por pas një tërheqjeje të shkurtër, trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia vendosi sërish ta rrëzojë atë,  ndërsa pranuan të gjitha provat e dorëzuara nga gjyqtarja Malo.

Brunilda Malo e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995 si gjyqtare në Kolonjë. Në vitin 2003, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion prej 16 vitesh.

Hetimi administrativ për Malon nisi me një raport negativ nga ILDKPKI, i cili konstatonte deklarime të pasakta, mungesë dokumentacioni për aktivitetin privat të bashkëshortit si dhe mungesë burimesh të ligjshme për disa prej pasurive.

Aktiviteti privat i bashkëshortit Arben Malo –ish-kryebashkiaku i Kolonjës, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 zuri një pjesë të rëndësishme të hetimit të KPK-së. Sipas relatores Valbona Sanxhaktari, fitimet e realizuara si administrator dhe aksioner i kompanisë “D&G Construction” nuk janë të dokumentuara si dhe nuk rezulton të jenë paguar tatimet mbi dividentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here