Andi Maloku ndërroi jetë 6 ditë pas atentatit tek mbikalimi i Shkozetit. Ai nga Fushë-Kruja kishte marrë plagë të rënda në atentatin mafioz.
Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.
Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbte jetën e tij për 300 mijë lekë.