Hapet ngërç i ri për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Meta refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë

0
443

Presidenti Ilir Meta nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në kufijtë e afatit ai i ka dërguar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatet për anëtarë që duhet të zgjedhë kreu i shtetit dhe Kuvendi. 

Procedura është ndërlikuar për shkak se kandidatët janë të njëjtët për të gjitha vakancat, ndërkohë që për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe shumica në Kuvend, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

Por Kuvendi përshpejton për të hënën seancën për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesë të shumicës socialistët kanë ndryshuar datën, duke thërritur seancë plenare për datën 11 nëntor, nga 13 që ishte parashikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here