Google search engine
Home Politike Drejtesi Dha llogari para KPA, mbyllet hetimi për Besnik Muçin, ja kur do...

Dha llogari para KPA, mbyllet hetimi për Besnik Muçin, ja kur do jepet vendimi (A do të pritet informacioni nga Turqia?)

0
409

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur hetimin gjyqësor për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Pavarësisht se gjyqtari kërkoi kohë për ardhjen e dokumentacionit nga Turqia, KPA tha se koha në dispozicion ka qenë e mjaftueshme.

“Kërkesa e subjektit Muçi për dhënie kohë për ardhjen e disa akteve nga Turqia rezulton e pa bazuar, pasi ka pasur kohë të nevojshme për t’i marrë”, deklaroi KPA.

Për këtë arsye Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për çështjen dhe të kalojë në fazën e konkluzioneve përfundimtare në datën 12 nëntor, ora 12:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here