Google search engine
Home Aktualitet DETAJE/ Kush është modelja e njohur që u thirr për të dëshmuar...

DETAJE/ Kush është modelja e njohur që u thirr për të dëshmuar në polici mbi atentatin ndaj prokurorit, zbulohet lidhja që ka me Redjan Rrajën (Emri)

0
464

Mbi atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku i cili humbi jetën këtë pasdite dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut, janë zbardhur detaje të reja.

Pak më parë doli lajmi se është marrë në pyetje mikesha e personit të vetëm të arrestuar deri më tani si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rrajës, e cila ishte një modele e njohur.

Është zbuluar se bëhet fjalë pikërisht për Kejvina Kthellën. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore bëjnë më dije se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here