Konflikti i sotëm midis punonjësve të IKMT-së dhe banorëve të Astirit ka rritur bilancin e të lënduarëve.
Pas plagosjes me mjete të forta të Albert Bitrajt, përgjegjës i grupit të drejtorisë së ekzekutimit të vendimeve në IKMT, është dërguar drejt spitalit dhe inspektori tjetër Alfred Sallaku.
Ai bashkë me kolegun e tij Bitraj janë sulmuar nga banorët e Astirit (Unazës së Re) me mjete të forta, pasi IKMT-ja u raportoi këtyre të fundit të lironin banesat deri ditën e hënë, pasi do të nisin punimet e projektit të mbikalimit. Por, ky njoftim i ka acaruar së tepërmi banorët, të cilët u janë kthyer dhunshëm punonjësve të IKMT-së.
Ngjarja është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të njësisë ‘’Shqiponja’’ dhe FNSH.