Banorët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën e Korçës

0
358

Mbrëmjen e djeshme në orën 23:02 një tërmet me magnitudë 3.4 ka shqetësuar edhe alarmuar të gjithë banorët e zonës së Korçës.

Mësohet e se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 17 kilometra larg qytetit të Korçës.  Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Tërmeti

Korça muajt e fundit, që prej qershorit është prekur shumë nga lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit të qershorit që pati dëme të mëdha dhe shumë banesa u dëmtuan, më 1 nëntor sërish pati një tërmet të fortë në Korçë. Tërmeti me një magnitudë  4.7 tronditi zonën e Korçës, epiqendra ishte në fshatin Miras.

Po kështu Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë muajin e kaluar. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here