Angelina Jolie dhe Richard Madden u evakuuan nga sheshxhirimi i një filmi pasi u zbulua një bombë e pashpërthyer.Stafi i shokuar u largua pasi u njoftoi ekspertët për të bërë të mundur largimin e bombës.Dëshmitarët tregojnë për “The Sun” panikun që përshkoi stafin dhe kastën e aktorëve të filmit “The Eternals”, ndërsa të gjithëve iu tha që të largoheshin në një distancë të sigurt. “Ishte e tmerrshme. Bomba mund të ketë qenë atje prej dekadash e paprekur, por kush e di se çfarë do të ndodhte nëse do të prekej. Disa nga yjet më të mëdha në botë ishin në sheshxhirim. Fatmirësisht ekspertët u morën me të”, tha një burim për median.










































