Në atentatin ndaj makinës së prokurotir Arjan Ndoja mbetën të plagosur edhe dy miqtë e tij. Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit, si edhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku ishin në makinë dhe mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave.
Burime për ‘Neës24’ thonë se ndërsa Ndoji dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, gjendja e shoferit është më e rëndë. Mjekët thonë se ai është në gjendje të rëndë dhe vijon të mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë. Parametrat e tij jetesorë janë stabël, është i ndërgjegjshëm, por për fat të keq Maloku një pjesë të trupit e ka ende të paralizuar.
Atentati u regjistrua pasditen e të premtes rreth orës 16:20 minuta në mbikalimin e Shkozetit. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit.
Lidhur me ngjarjen policia tha se ka vënë në pranga 34-vjecarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi. 34-vjeçari Rraja u tradhtua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit, i cili u përdor në atentat.