Tarantulat çojnë një nivel më lart gjetjen e partneres dhe çiftimin

0
478

Çdo shtator meshkujt e merimangave të mëdha leshtore Tarantula në jugperëndim të Colorado lënë foletë e tyre dhe nisin rrugëtimin final në kërkim të partnerëve në jug të La Junta. Rrugët vendore, disa të shtruara e disa me dhe, kalojnë mes lëndinave të paprekura dhe janë vendi ideal për të vëzhguar këtë emigracion të tarantulave që me të drejtë vendasit e quajnë “turizëm tarantulash” që ashtu si çdo vit mund të arrijë deri në Texas e Michigan. Tarantulat me masë thuajse sa dora e njeriut, nuk janë agresive dhe kafshojnë rrallë edhe nëse i provokon. Kafshimi kaq ndjesinë e shpimit me gjilpërë.  “Një dekadë më parë kam nisur të vij këtu posaçërisht për këtë”, thotë  Ëhitney Cranshaë, profesor entomologjie in fakultetin e Colorado State, i cili mbledh çdo vit merimangat e mëdha për t’i përdorur në leksionet e tij të viteve të para.Meshkujt më me fat do të gjejnë femra që qëndrojnë pranë foleve të tyre dhe mundësisht do të çiftohen, duke përmbushur kështu objektivin evolucionar për të kaluar genet e tyre te një pasardhës.  “Por jeta e një tarantule mashkull pasi arrin pjekurinë, është shumë e shkurtër”, thotë Brent Hendrixson, araknologu i fakultetit Millsaps College në Jackson, Mississippi, duke shtuar se shumica e emigruesve do të jenë të vdekur deri në nëntor.  “Ka vetëm pak muaj para se të nisë i ftohti dhe temperaturat e dimrit ose predatorët, rrjedhimisht di i zhdukin ata”, shton ai. Përveç rreziqeve të rrugës, tarantulat rrezikohen dhe nga predatorët specifikë siç janë grerëzat e mëdha blu e të verdha, që quhen ndryshe skifterët e tarantulave. Grerëzat godasin merimangat udhëtuese me pickimin e tyre paralizues dhe femrat grerëza vendosin vezën në trupin e tarantulës së vdekur, e cila më vonë çel një larvë. Grereza predatore

This tarantula has been stung and paralyzed by one of its natural predators - the Tarantula hawk wasp (Pepsis sp.).

Nëse tarantula mashkull reziston sa për të gjetur një fole femre, ai nis ta joshë atë duke “trokitur” te hyrja e folesë me pjesët e përparme të gojës së tij, të quajtura ‘pedipalpe’.  Ai krijon zhurmë për të tërhequr vëmendjen pasi tarantulat janë thuajse të verbra. Nëse femra që është më e madhe me trup del jashtë, atëherë nis përballja. Ajo mund të përgjigjet me goditjet e saj në tokë nëse pranon avancimet, ose nëse jo, përpiqet ta hajë mashkullin.  Por tarantulat meshkuj janë të përgatitura pasi kur arrijnë maturinë, ato zhvillojë një palë ‘ganxha’ në këmbët e përparme të quajtur “grepa tibialë.” Tibialet kanë vetëm një qëllim; të kapen poshtë dhëmbëve të femrës gjatë periudhës së joshjes, për të mbajtur larg rrezikun e sulmit të saj. Pasi vendos grepat e tij mashkulli e kthen atë me bark lart dhe i kalon spermën. Hendrixson thotë se edhe pas kryerjes së aktit, femra ende e konsideron mashkullin si gjah, kështu që pasi shkëput ganxhat e mbrojtjes duhet të vrapojë për të shpëtuar jetën. Shumica e meshkujve nuk arrijnë të gjejnë një femër në kohën e shkurtër që kanë në dispozicion. Hendrixson thotë se tekjsa sezonit i afrohet fundi tarantulat janë të ezauruara dhe deri në fund të nëntorit kanë ngordhur.KQED/Pergatiti: Andi Lamko

Newly-mature Texas brown tarantulas (Aphonopelma hentzi) cross a rural road in southeastern Colorado, in search of potential mates.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here