Demokratët në SHBA kanë nisur një fazë të re të procesit të tyre për shkarkimin e prsidentit me një dëgjesë publike javën që vjen ku do të jenë tre zyrtarë të Departamentit të Shtetit që kanë dëshmuar për shqetësimet e tyre mbi marrëdhëniet e Donald Trump me Ukrainën. Kreu i komitetit të inteligjencës Adam Schiff, i cili po drejton procesin e hetimit, njoftoi se komiteti do të dëgjojë nga kryediplomati në Ukrainë, William Taylor, nga zyrtari i DASH, George Kent dhe ish-ambasadorja në Ukrainë, Marie Yovanovitch të mërkurën e ardhshme dhe të premten.
Të ter këta kanë dëshmuar me dyer të mbyllura në fazën e parë të hetimeve. Yovanovitch është larguar nga detyra në maj sipas udhëzimeve të Trump dhe ka thënë më parë se është këshilluar “të ruhet” dhe se disa njerëz kërkojnë ta lëndojnë. Ndërsa Kent e Taylor kanë dëshmuar mbi shqetësimet për largimin e saj si avokate e presidentit, teksa rolin kryesor për çështjen e Ukrainës e mori Rudy Giuliani. Megjithë mohimet e Trump, Schiff tha sot se dëshmitarët do të tregojnë se “faktet më të rëndësishme nuk mund të kontestohen”. Trump, i mbështetur nga Giuliani, refuzon se i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të hetojë bizneset në Ukrainë të rivalit të tij politik Joe Biden si dhe rolin e mundshëm të Ukrainës në zgjedhjet presidenciale të 2016.