“Njeri i fëlliqur, nuk resht se shpifuri duke krijuar skenare të ulëta”/ E akuzoi si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, kryebashkiaku i Divjakës, i ‘përvishet’ Berishës: Shihemi në gjyq, plak i çmendur!

0
413

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës, i cili e akuzonte këtë të fundit se është përfshirë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.

Përmes një reagimi në Facebook, Kokoneshi e quan Berishën “plak të çmendur” ndërsa hedh poshtë që një skenar i tillë të jetë i vërtetë.

Reagimi i plotë i Kokoneshit:

Duke ju kerkuar ndjese per kete postim jo te zakonshem nga ana ime, dua te sqaroj te gjithe qytetaret e Bashkise time dhe mbare opinionin, ne lidhje me postimin e bere pak minutash nga plaku i cmendur Sali Berisha.Edhe pse e kam paralajmeruar edhe me heret kete njeri qe te mos hedhe balte mbi figuren time, ky njeri i felliqur nuk resht se shpifuri duke krijuar skenare te uleta qe shkojne pertej imagjinates se nje njeriu normal.

Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta.

Ne lidhje me sa me siper, deklaroj edhe nje here se:

Nuk e njoh fare personin e permendur ne kete postim;

Nuk kam asnje lidhje dhe njohje personale me prokurorin ne fjale apo personat qe kane shoqeruar ate.

Ky njeri i pafytyre, duke mos pranuar dot faktin e nje ndryshimi rrenjesor te nje qyteti ne te gjithe aspektet e jetes se tij, kerkon here pas here te perbalte figuren time duke shpifur ne menyre te paturpshme ngjarje te paqena.

Me plakun e cmendur Sali Berisha, do te perballem vetem ne gjykate per shpifjet dhe kercenimin me jete ndaj meje.

AKUZA

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të rëndë, drejtuar numrit dy të qeverisë, zv/kryeministrit Erion Braçe. Berisha shkruante se Braçe së bashku me kryebashkiakun e Divjakës janë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në Shkozet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here