Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka dal mëngjesin e sotëm me një deklaratë të fortë.
“Më kanë kërcënuar për çështje pronash”, u shpreh ai.
Ndërsa tregoi se kërcënime për emërime në punë nuk ka marrë deri më sot.
“Kërcënime për punë emërimesh nuk kam marrë, për punë pronash po sepse ka një gjë nuk e bën dot pa specialistë. Duhet të jesh profesionist, ndërsa të jesh punonjës te hipoteka duhet të jesh o jurist me baxhazh, o topograf, prandaj kamë bërë thirrje që më lini o të bëj këtë o të bëj atë”, tha Lame, ndërsa nuk preferoi të tregojë një rast konkret, por theksoi se i ka denoncuar këto raste dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë.
“Nuk mund të them raste. Është normale ka pasur disa raste, që nga rastet serioze dhe unë i kam referuar, deri te rastet e njerëzve që të stërlodhin por kur ikin qetësohem. I mirëkuptoj në fakt se janë të dërmuar duke pritur me vite dhe kur i thua duhet të shkosh në gjykatë sikur i ke vrarë. Por sinqerisht më duhet të falenderoj qeverinë sepse më ka dhënë shumë mbështetje”, deklaroi më tej drejtori i Kadastrës.









































