Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në stacionin policor të Mitrovicës, ku një hoxhë ka pretenduar se është kanosur.Sipas deklarimit të hoxhës, ai është kanosur nga një 28-vjeçare, e cila kishte përdorur dhe armën, pasi në vendngjarje hetuesit kishin gjetur dhe një gëzhojë. Nga veprimet e tjera hetimore më vonë ka rezultuar që të identifikohet dhe të arrestohet e dyshuara S. T., 28 vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale “kanosje” dhe “përdorim i armës”. Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Por si ndodhi i gjithë rasti: Një hoxhë i martuar, dhe me dy fëmijë nga Zhabari i Komunës së Mitrovices është gjuajtur me armë nga një grua, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të. Arma u shkrep edhe afër shtëpisë së një kleriku fetar në Zhabar të Mitrovicës. Pas mesnatës, një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.
Sipas mediave kosovare, hoxha pranoi në polici se kishte një lidhje jashtë martesore me 28-vjeçaren.
Të njëjtat burime, duke iu referuar dëshmisë së një të afërmi të familjes, theksuan se lidhjen e imamit me gruan që e kanosi atë, e dinin të gjithë, përfshi bashkëshorten dhe fëmijët e tij.








































