Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë mbërritur në fshatin Sumë, ku mbeti i vrarë 43 vjeçari Gjergj Krygja. Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e këtij të fundit. Bëhet me dije se Krygja ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në një qendër votimi në vitin 2015.
Sakaq dyshohet se varja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mundshëm për shfrytëzimin e pyjeve, për të prerë drunj.
Viktima baba i tre fëmijëve dhe banues në Koplik kishte shkuar drejt Dukagjinit për të marrë prodhimet e dimrit.