Ekzekutimi i babait të 3 fëmijëve, ky është shkodrani që u vra brenda shtëpisë së tij (Foto)

0
452

Ditën e sotme në Shkodër ka mbetur i vdekur një person pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit. Viktima është Gjergj Krygja, 43 vjeç, i cili sipas policisë ka mbetur i vdekur në rrethana ende të paqarta.

Krygja u vra brenda banesës së tij dhe është baba i tre fëmijëve.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në orën 10:40 të paradites sotme, por zona e thyer dhe mungesa e rrugës bën që policia të mos ketë shkuar ende në vendin e ngjarjes, shkruan Abcnews.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here