Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka mohuar në mënyrë kategorike që dosjet e gjetura në makinën ku iu bë atentati të jenë të një rëndësie të veçantë.
Sipas tij, nëse raportimet në mediat se bëhet fjalë për fashikujt e vjedhur në prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi do të ishin të vërteta tashmë do të ishte në pranga.
Prokurori ka deklaruar Ora Neës në një komunikim të shkurtër nga spitali se do të prononcohet në një moment të dytë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Arjan Ndoja vijon të jenë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit së bashku me Aleksandër Lahon, që gjithashtu mbeti i plagosur në atentat.
Ndërsa shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Për ngjarjen, policia ka ndaluar një nga të dyshuarit, Redjan Rrajën, i cili do të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.





































