Dokumente të zhdukura nga Durrësi dhe dosja e Skerdilajd Konomit në makinën e atentatit? Prokurori Ndoj tregon çfarë ka në letrat e gjetura

0
307

Arjan Ndoj vijon të jetë në kujdesin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në spitalin e Durrësit se bashku me Aleksandër Lahon, që gjithashtu mbeti i plagosur në atentat.

Ai mohon që dosjet e gjetura në makinën e tij janë të një rëndësie të veçantë.

Nga spitali Ndoja deklaroi se nëse ne mjet do të kishte fashikujt të vjedhur në Prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi ai tashmë do të ishte në pranga

“Nëse në makinën time do të ishin dokumentet e vjedhura tani do të isha i arrestuar. Sa i përket atentatit, nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Arjan, ndoshta si prokuror po…Unë nuk mund të flas për këto detajet tani, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave ndaj meje”, tha Ndoja për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here