Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për prokurorin Arjan Ndoja, pasi më herët është thënë se ai ka edhe një studio ligjore avokatie.
Reagimi“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.