I dyshuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mësohet se Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës, i arrestuar dy ditë më parë ka punuar edhe në burgun e Fushë-Krujës. Rraja, i cili është me profesion stomatolog, ka një klinikë dentare së bashku me bashkëshorten e tij, gjithashtu stomatologe në qytetin e Krujës, por nga viti 2014, ai ka punuar stomatolog edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë. Rraja ka qenë dentist në dhomën e stomatologjisë ku kryhen shërbimet dentare për çdo të dënuar.
Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi.









































