Google search engine
Home Aktualitet Terrori tek Ekonomiku, zbardhet sherri i dhunshëm/ Persona të panjohur hyjnë në...

Terrori tek Ekonomiku, zbardhet sherri i dhunshëm/ Persona të panjohur hyjnë në auditor dhe ngacmojnë studentet, djemtë iu dalin në mbrojtje shoqeve (Ajo që ndodhi më pas ishte e rëndë)

0
426

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pranë ambienteve ku po zhvillojnë mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik, teksa dy person atë paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve, të vitit të tretë.

Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme të godinës ku zhvillohen leksionet, pranë sheshit Demokracia.

Motra e një prej studentëve që ka mbetur i lënduar nga sulmi, duke rrëfyer për Faxweb se të rinjtë ndihen të terrorizuar, ndërsa ditën e sotme do të ketë një bojkot të orëve të mësimit.

Rrëfimi i motrës së një prej studentëve të lënduar:

Dy studentë të paidentifikuar kanë hyrë në mësim me pretendimin se janë të dërguar nga dekani, pedagogia i ka lejuar të hyjnë në mësim dhe ata kanë sharë vajzat. Pas mësimit dy vetë nga klasa kanë ngritur zërin ndaj sjelljes së tyre, pasi nuk mund ti duronin më kunjat e tyre.

Kur kanë dalë nga mësimi janë përballur me një grup 20 vetash të cilët kanë kaluar direkt në përleshje fizike,  e vetmja arsye nuk duan të bëhen publike emrat është se kanë frikë mbi pushtetin e personave që fshihen pas tyre.

Një oficer i policisë gjyqësore është shprehur se Policia e shtetit nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, pasi Universitetet ruhen nga polici private.

Vëllai im ka qenë në spital gjatë natës, ka dëmtime në kokë dhe në trup, ka fraktura në hundë dhe në vesh, pritet që ti bëjmë skaner, që të shohim nëse ka probleme të brendshme.

Ska pasur asnjë ndërhyrje nga ana e pedagoges, dhe as nga ndonjë person tjetër nga stafi akademik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here