Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi vlerëson çdo paralajmërim të bërë nga SHBA në lidhje me kujdesin që duhet bërë në lidhje me kontraktimin e kompanisë kineze Huawei për ndërtimin e rrjetit 5G. Sipas Klosit e rëndësishme është që qeveria të njoftoj kompanitë.
“Çdo paralajmërim nuk është kurrë i tepërt. Është një këshillë që thotë bëj kujdes, por kaq. Pastaj po të isha unë qeveria do thosha që do bëj kujdes, do ti them dhe firmave që kanë operatorët në Shqipëri që dhe ato të bëjnë kujdes se na kanë thënë aleatët e mëdhenj. 5G duhet ta kishin bërë amerikanët, se 4 të parët i kanë bërë ata,” tha Fatos Klosi në Ora News.










































