Google search engine
Home Politike Rrjeti 5G edhe në Shqipëri, reagon Taulant Balla pasi ambasada e SHBA...

Rrjeti 5G edhe në Shqipëri, reagon Taulant Balla pasi ambasada e SHBA nxori paralajmërim për besueshmërinë e kompanisë

0
354

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në takimin vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e evropës juglindore i bëri thirrje parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore që kur bëhet fjalë për rrjetin 5 G duhet të dëgjojmë partnerët Amerikanë.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti përdorë për qellime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundeduar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, tha Balla.

Sipas Ballës, krimi kibernetik duhet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtpërdrejtë sovranitetin e një vendi.

“Për këtë qëllim për shkak se siguria e informacionit është thelbësore, duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të Internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Vetëm pak ditë më parë kam depozituar një Projekt-Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Në këtë Projekt- Rezolutë konstatojmë që Shqipëria është e predispozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të vendit dhe demokracinë tonë. Për këtë qëllim ndërmarrja e masave nga autoritetet përkatëse është e nevojshme për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Çfarë shkruan ambasada amerikane në postimin e saj:

A është Huawei i besueshëm?

Huawei shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e saj të rrjetit 5G në të gjithë botën. Sidoqoftë, ka arsye të qarta që vendet dhe konsumatorët e tij të veprojnë me kujdes.

Huawei është me seli në Kinë, një vend pa një gjyqësor të pavarur. Kina madje ka një ligj që kërkon që kompanitë të ndihmojnë qeverinë për të spiunuar. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të sfiduar qeverinë kineze nëse urdhëron një kompani të spiunojë ose të vjedhë.

Për më tepër, Huawei gjithashtu ka një histori të shkeljeve etike, duke përfshirë vjedhjen e sekreteve nga konkurrentët e saj.

Kur bëhet fjalë për 5G, Sh.B.A dhe aleatët e saj “duhet të sigurojnë që ne kemi vetëm kompani të besuara në rrjetet 5G.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here