Presidenti Erdogan i bën ofertën surprizë SHBA-së: Këmbejmë motrën e liderit të vrarë të ISIS me Fethullah Gulen

0
306

Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi,  Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016. Presidenti turk tha se “Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara”. Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë, dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here