Google search engine
Home Politike Pas “luftës” ndaj influencës ruse, SHBA nis lëvizjet për të ndaluar edhe...

Pas “luftës” ndaj influencës ruse, SHBA nis lëvizjet për të ndaluar edhe ndikimin kinez në Shqipëri, kritika për futjen e rrjetit 5G

0
363

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndezur motorët për të ndaluar influencën kineze në Shqipëri. Pak ditë më parë si zëvendës ambasadorja e SHBA Leyla Mosses Ones, ashtu edhe kandidatja për ambasadore Yuri Kim, deklaruan qartë se rreziku kinez në Shqipëri po bëhet më i fuqishëm se ai rus. Kina ka marrë aeroportin e Rinasit dhe po tenton të shtojë investimet në vendin tonë. Një ndër këto fusha është edhe telekomunikacioni, ku kompanitë shqiptare kanë filluar të implementojnë në rrjetin 5G, i cili u lançua fillimisht nga Kina. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada e SHBA ka kërkuar që të bëhet kujdes. “Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo, por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja”, ka shkruar në një postim ambasada amerikane. Më tej ambasada ka shpjeguar rëndësinë që ka rruajtja re të dhënave dhe kujdesi që duhet të kenë qytetarët nga ky rrjet. Amerikanët kanë shpjeguar se këto aplikacione të reja do të jenë thelbësore për jetën tonë, kështu që mbajtja e të gjitha këtyre të dhënave është më e rëndësishme se kurrë. Në tekstin e shpërndarë nga vetë ambasada amerikanë, shpjegohet se konsumatorët duhet të jenë në gjendje të besojnë se ofruesi i tyre 5G do t’i mbajë të dhënat e tyre të sigurta dhe do të sigurojë shërbim të pandërprerë. Në tekst shtohet se kjo është më shumë sesa një çështje teknike. “Shitësi kinez i telekomit Huawei shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e tij të rrjetit 5G në të gjithë botën. Rrjetet 5G do të ndryshojnë botën. Aplikacionet e ndërlidhura do të revolucionarizojnë bizneset, do të përmirësojnë infrastrukturën dhe do të transformojnë komunikimet personale. Këto aplikacione të reja do të jenë thelbësore për jetën tonë, kështu që mbajtja e të gjitha këtyre të dhënave është më e rëndësishme se kurrë”, shkruhet në artikullin e publikuar nga ambasada. Ndërkohë e vetmja kompani që ka futur rrjetin 5G në Shqipëri është “Vodafone Albania”.

Lufta për rrjetin 5G

SHBA dhe Kina kanë nisur një “luftë” sa i përket rrjetit 5G. Kjo garë ka nisur që herët, ndërkohë që kujtojmë se në vitin 2018, në Korrik, Kina shënoi blerjen e planifikuar të Qualcomm nga përpunuesi holandez i çipeve NXP Semiconductors NV, një marrëveshje që do të ndihmonte Qualcomm të përfitonte nga investimet e 5G në tregje të reja. Pjesa më e madhe e shqetësimit të SHBA rrjedh nga fuqia në rritje e Huawei, e cila u konsiderua si një kërcënim për sigurinë kombëtare, së bashku me ZTE Corp. Ndërkohë ishte presidenti Trump, ai që në mars bllokoi blerjen e Broadcom nga Singapori me gjigantin amerikan të çipeve dhe udhëheqësin 5G Qualcomm Inc, duke përmendur shqetësimet se Broadcom mund të ulë fondet e kërkimit dhe të zhvillimit të kompanisë dhe do t’u lejojë kompanive kineze të avancojnë në 5G. Ndërkohë që as Kina nuk qëndroi pa lëvizur pas bllokimit që bëri Trump në 2018. Pekini e shtyu asokohe vendimin për të zëvendësuar ose anashkaluar firmat amerikane të teknologjisë së lartë brenda rrjeteve të Kinës nën frikën e spiunazhit.

Apeli i SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë apel shqiptarëve sa i përket rrezikut kinez, siç e kanë quajtur ata. Ka qenë rrjeti 5G ai që ka shtyrë SHBA-të të nisin lëvizjet për të ndaluar rritjen e ndikimit kinez në vendin tonë. SHBA- të u kanë bërë apel shqiptarëve sa i përket sigurisë kombëtare. Pak ditë pasi në Shqipëri u prezantua projekti për rrjetin e teknologjisë 5G, Ambasada e SHBA shpërndau një artikull informues për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në artikull, SHBA kërkon të informojë dhe këshillojë qytetarët shqiptarë për pasojat që mund të ketë në sigurinë e të dhënave teknologjia 5G. 

Arbjona ÇIBUKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here