Google search engine
Home Bota Mediat: Të gjitha aeroplanmbajtëset amerikane të Atlantikut, në kantier njëherësh për riparime

Mediat: Të gjitha aeroplanmbajtëset amerikane të Atlantikut, në kantier njëherësh për riparime

0
432

Për arsye riparimesh, furnizimi apo modifikimesh, të gjashtë aeroplanmbajtset amerikane të brigjeve lindore, kanë hyrë në kantier në të njëjtën kohë. Marina SHBA ka thënë se po rigrupohet për zbatimin e programit të Pentagonit për “kompeticion më të madh fuqie” me Rusinë e Kinën. Kështu siç tregon dhe foto që të gjashta aeroplanmbajtëset e Atlantikut janë stacionuar në portin e Norfolk, Virginia për probleme të ndryshme. Luftanija USS George HW Bush ka nisur një modifikim për 28-muaj në shkurt, ndërsa USS George Washington është rilëshuar së fundi në ujë pas riparimeve të “mesit të jetës”. Chris Miner, kreu i shërbimeve të kujdesit të aeroplanmbajtëseve i kompanisë Huntington Ingalls tha se kantieret kishin ngarkesë të madhe. “Kemi disa sfida me të cilat po punojmë, siç janë prapambetjet me riparimet … por asgjë që nuk mund ta tejkalojmë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here