Redjan Rraja është personi i arrestuar nga policia, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.
Burime të besueshme i thanë gazetares Anila Hoxha se Rraja u arrestua në momentin që po largohej nga Shqipëria. Ka dyshime të arsyeshme se ai është përfshirë në atentatin e Shkozetit.









































