Holanda ka pranuar dje se një sulm nga avionët e saj që shërbente në koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Irak ka vrarë rreth 70 njerëz, shumë prej të civilë në vitin 2015.
Në një letër për parlamentin ministrja e mbrojtjes Anna Bijleveld-Schouten tha se më 2 qershor 2015, avioni holandez F-16 lëshoi bombën ne Hawija, pranë qytetit të Kirkuk, çka rezultoi në “rreth 70 viktima.” Ajo shtoi se shpërthimi vrau si militantët e ISIS dhe civilë, duke shtuar se ishte e paqartë sesa të pafajshëm humbën jetën në sulm. Bijleveld-Schouten pranoi se numri i viktimave kishte qenë më i lartë nga sa ishte menduar, për shkak të shpërthimit të eksplozivëve që ruheshin në ndërtesë. Kjo është hera e parë që Holanda jep detaje të një sulmi kundër ISIS në atë që mendohej si fabrikë bombash në veri të kryeqytetit Bagdad.









































