Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari teksa hapi mbledhjen e sotme u shpreh se mungojnë disa nga figurat që duhet të japin mendim për draftin e ekspertëve.
Sipas Hajdarit, me bërjen e Reformës Zgjedhore shqiptarët do të kenë më shumë mundësi për alternativa të reja.
‘Më vjen keq që nuk kanë ardhur disa nga figurat që mungojnë. Në këtë aspekt duhet të jeni ju që duhet të na thoni si të bëjmë draftin e ekspertëve. Prandaj harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapësirë që t’i japim shqiptarëve”, u shpreh Hajdari.










































