Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ndërkohë që përmend edhe emrin e Redjan Rrajës si njërin prej personave që e kërcënoi. Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Oficeri Emiljano Nuhu, u shpreh se fisi Rraja është shumë i fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen në botën e krimit edhe jashtë Krujës.
“Rama më quajti mua horr, ndërkohë që u arrestua Redjan Rraja. Quajti horr një efektiv që denoncoi një person si të përfshirë në një grup kriminal. Kush është horri këtu, unë apo Redja Rraja. Ngjarjet e fundit tregojnë se Rama nuk mbron dot grupet kriminale.
Nga puna që kam bërë ato nuk kam informacion të saktë se çfarë kushuriri e ka. Mund të jetë çfarë të dojë, ato rrinë bashkë, me deputetin, me vëllanë e deputetit dhe ky person në çështjen e Xhiesilëns pse më kërcënoi mua për djalin e deputetit?!
Nuk e di çfarë ka thënë por gjithë komuniteti i njeh ato se çfarë janë dhe në lidhje me deputetin. Këto janë grup i strukturuar kriminal. Kryejnë veprime të ndryshme kriminale, janë përfshirë në blerjen e votës hapur. Këtë e deklaron dhe kryeministri që e mbron hapur këtë grup kriminal. Lidhja e këtij grupi me politikën shkon deri tek kryeministri. Mua me tha do ta ndjek këmba-këmbës. Janë shumë të fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen dhe në botën e krimit jashtë Krujës. Janë persona të fuqishëm.
Di që lëvizte me automjet të blinduar dhe me armë dhe policia nuk ndërhynte dot. Policia e kishte informacione se janë përfshirë dhe në vrasje të tjera, por nuk ndërhynte se kishin lidhje me politikën. Mund të isha unë objekti i atentatit një vit më parë, pas kërcënimeve në zyrë unë u detyrova të largohesha nga Shqipëria për të mbrojtur familjen jetën time,”- u shpreh Nuhu për Fax News.