Angelina Jolie është zhveshur së fundmi për një sesion të ri fotosh seksuale. Aktorja 44-vjeçare fituese Oscar-i pozoi e zhveshur e tëra vetëm me një çarçaf të hollë si mbulesë, teksa do të jetë në kopertinën e Harper’s Bazaar. Aktorja foli gjatë në një intervistë ku tha se nuk qenë shumë popullore në shkollë të mesme, dhe se dëshiron të jetojë jashtë SHBA po të mos ishte për ish-bashkëshortin Brad Pitt që i do fëmijët e tij në Los Angeles.
‘Do të doja shumë të jetoja jashtë shtetit dhe do ta bëj menjëherë sapo fëmijët të jenë 18 vjeç, por tani duhet të kem bazën ku dëshiron i ati’. Ajo u nda nga Pitt në 2016 dhe divorci i tyre ende nuk është mbyllur plotësisht për financat. Ata kanë tre fëmijë biologjikë bashkë: Shiloh, Vivienne and Knox. Si dhe kanë rritur tre fëmijë të adoptuar: Maddox, Pax and Zahara.Vetëm Maddox ka mbushur 18 dhe studion në një universitet në Korenë e Jugut.















































