Google search engine
Home Politike Drejtesi Kush është biznesmeni i fuqishëm në Tiranë që po “fundos” Besnik Muçin?...

Kush është biznesmeni i fuqishëm në Tiranë që po “fundos” Besnik Muçin? Prokurori sërish para KPA: E mësova të vërtetën pas raportit të DSIK

0
449

Fillon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Mësohet se Muçi është paraqitur sot para trupës gjykuese për procesin e vettingut. Anëtari i Kushtetueses do të vlerësohet në bazë të tre kritereve, në atë të ligjëshmërisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

“Pasi u njoha me përgigjen rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi. Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj”, tha Muçi.

Në seancën e kaluar për Besnik Muçin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, u paraqit një dokument i DSIK ku thuhej se dy “persona të lidhur” me prokurorin Muçi ishin proceduar më parë për veprat penale të “moskallëzimit të krimit” dhe “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur”.

Personat e lidhur në raportin e DSIK-së ishin shtetasi me inicialet A.L, të cilit Muçi i kishte blerë një apartament dhe në kohën e plotësimit të deklaratës “vetting” i detyrohej ende 21 mijë euro, ndërkohë që personi i dytë i kishte shitur automjetin që prokurori tha se e “përdorte edhe sot e kësaj dite”.

Komisioneri Darjel Sina tha në seancë se personat e proceduar dhe të përmendur në raportin e DSIK-së nuk përmbushin kriteret për t’u cilësuar si persona të përfshirë në krimin e organizuar, e për rrjedhojë nuk mund të ndikojnë në vlerësimin e figurës së prokurorit Besnik Muçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here