Google search engine
Home Bota Sondazhet sugjerojnë disfatë të rëndë për Trump në presidencialet 2020

Sondazhet sugjerojnë disfatë të rëndë për Trump në presidencialet 2020

0
417

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po përballet me një disfatë të rëndë në zgjedhjet e 2020 mes hetimit të shkarkimit të nisur nga demorkatët, sugjeron një sondazh i fundit.

 Trump pritet të humbasë 10 pikë ndaj kandidatit demokrat Joe Biden, sipas sondazhit të ri, ku gjithashtu parashikohet se ai do të mudej dhe nga Elizabeth Warren e Bernie Sanders. Sondazhi i grupit TIPP tregon se më pak se 45 për qind e votuesve mbështesin Trump në krahasim me rivalët e tij, Biden, Warren e Sanders, të cilët llogariteshin respektivisht me nga 53%, 52% e 51%. Zhvillimi vjen në një kohë kur Trump është nën presion nga hetimi për shkarkim nga posti i nisur nga demokratët në shtator, në lidhje me presionin e paligjshëm ndaj Ukrainës për hetimet kundër Biden. Ky veprim i Trump, si dhe akuzat se kishte kushtëzuar $400 milionë ndihma ushtarake për Ukrainën me favorin politik të kërkuar, janë baza e akuzave të hetimit zyrtar që po kërcënon presidencën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here