Google search engine
Home Politike “Shyqyr që dobësohet roli i kryetarit. Ka broçkulla”, Salianji njëlloj si Grida...

“Shyqyr që dobësohet roli i kryetarit. Ka broçkulla”, Salianji njëlloj si Grida Duma, i del kundër Lulzim Bashës

0
440

Ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë sot në mënyrë të hapur kundër rrymës së kryedemokratit Basha, duke kërkuar lista të hapura.I ftuar në A2 CNN, Salianji tha se sistemi me lista të hapura e bën politikanin më të përgjegjshëm dhe shtoi se do të bëjë gjithçka për të kthyer vëmendjen tek ky sistem.

“Sistemi me lista të hapura e bën politikanin më të përgjegjshëm dhe unë do bëj gjithcka për ta rikthyer vëmendjen te ky sistem.

Duhet një sistem përfaqësues që militanët ta zgjedhin vetë deputetin që do ti përfaqësojë”-tha Salianji.

Më tej, i pyetur nëse ky sistem dobëson rolin e kryetarit të partisë, Salianji tha se “Shyqyr që dobësohet roli i kryetarit. Ka broçkulla se jo po do rrisë korrupsionin.Në fakt ky është sistem i korruptuar. Është njëlloj si të bjerë bingo pa prerë biletë. Siç ka ndodhur me Cakajn, një bingo. I cili nga një person i panjohur dhe pa kontribute u bë ministër”.

Ndërsa i pyetur nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk do të pranojë sistemin me lista të hapura, Salianji la të nënkuptohet se do jetë kundër Bashës, ndërsa theksoi se për këtë do të vendosë shumica.

“Në një parti politike ashtu si dhe në një shoqëri, vendos shumica”-

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here