Google search engine
Home Politike Përplasjet për emërimet e drejtorëve të rinj, kryeministri Rama anulon mbledhjen e...

Përplasjet për emërimet e drejtorëve të rinj, kryeministri Rama anulon mbledhjen e sotme dhe merr vendimin e papritur

0
353

Ndërsa ishte njoftuar se ditën e sotme në orën 15:00 kryeministri Rama do të mblidhte strukturat e PS në Shkodrën duket se është bërë një lëvizje tjetër e papritur.

Mësohet se kryeministri e ka shtyrë mbledhje për nesër në orën 09:00 në selinë rozë me deputetë dhe anëtarë të PS Shkodër.

Kriza politike në Shkodër po mban mbërthyer disa hallka funksionuese dhe drejtuese në këtë bashki, duke nisur që nga posti i kryebashkiakut, që vazhdon të mbahet nga kryetarja në ikje Voltana Ademi.

Ndërkohë që procesi i emërimit të drejtorëve rajonalë tashmë është marrë në dorë nga vetë kryeministri Edi Rama, duke qenë se ngritja e dy komisioneve që do të merrej me këtë çështje u kontestua vazhdimisht nga të gjitha palët duke sjellë debate të shumta në parti.

Deputeti Paulin Sterkaj u shpreh në mbledhje e drejtuesve të veriut se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.

Ndërsa pak ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra, se me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër.

Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here