“Na u desh të xhironim lakuriq para 20 personave”, gazetari i njohur shqiptar bën rrëfimin e padëgjuar më parë: Ja si e përjetova lidhjen e zjarrtë me zyrtaren spanjolle (FOTO)

0
359

Gazetari Eni Shehu është një ndër aktorët kryesorë të filmit ‘Ndërkombëtarët’ i shquar për një skenar plot intriga.

Një film ku çmitizohen ambasadorë apo zyrtarë perëndimorë në Shqipëri, apo vendet e Lindjes.

Eni Shehu luan rolin e Roshit dhe në skenë shfaqet shpeshherë edhe në momentet romantike, madje dhe erotike.

“Të jem i sinqerte, sapo jam takuar me Roshin, qysh në leximet e para të skenarit, e ndjeva jashtëzakonisht afër si karakter. Çuditërisht, kemi shumë të përbashkëta, madje ndonjëherë “fantazoja” si të ishte shkruar duke më pasur mua, Enin, në mend. Përveç ngjashmërisë së profesionit dhe natyrës zhbiruese, janë gjithashtu disa skena të filmit që më sjellin në mend episode të jetës sime reale. Në këtë kuptim, e imagjinoni se sa me fat dhe komod isha që ta sillja te vetja…! Njerëzit thonë se Plutoni goditi në shenjë me zgjedhjen që bëri.”, shprehet Eni në në intervistë për Panorama plus.

Jo vetëm kaq, por Eni tregon detaje edhe nga skenat erotike që nuk janë të pakta në këtë film.

“Në fakt, skena e seksit në makinë që u bë virale online nuk është e Roshit, por e një tjetër personazhi, Zhilit, që interpretohet nga Hervin Çuli. Megjithatë, e vërtetë është që në film zhvillohet dhe një linjë dashurie mes Roshit dhe një zyrtareje spanjolle, të cilët marrosen pas njëri-tjetrit dhe kanë marrëdhënie edhe më të zjarrtë se ajo e makinës. Këto mbaj mend si momentet më të sikletshme, kur na u desh të xhironim lakuriq përpara një stafi prej 20 vetësh, që asistonin pas kamerave. Vështirësi nuk besoj, sepse kemi qenë goxha të motivuar nga regjisori Pluton Vasi, ai e kishte të qartë se çfarë po bënte.”, tregoi Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here