Google search engine
Home Politike Parlament Korab Lita kërkesë të dytë Gramoz Ruçit për shkarkimin e Rudina Hajdarit,...

Korab Lita kërkesë të dytë Gramoz Ruçit për shkarkimin e Rudina Hajdarit, kryeparlamentari i përgjigjet ashpër

0
424

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Korab Lita i ka bërë thirrje kryetarit Gramoz Ruçi për shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Deputeti Korab Lita i bëri një kërkesë të dytë për tu bërë kryetar grupi dhe për të shkarkuar nga posti  Hajdarin.

Në përgjigje të deputetit erdhi edhe sqarimi i Gramoz Ruçi, i cili bëri me dije se kjo çështje nuk është nën përgjegjësinë e tij. Sikurse e kishte sqaruar edhe më herët, Ruçi e sheh çështjen në fjalë jashtë vullnetit dhe përgjegjësisë së tij.

“Jua thashë dhe në seancën e kaluar. Nuk është përgjegjësi e imja, vendoseni vetë kë doni për kryetar”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here