Google search engine
Home Aktualitet Foto/ Sillte kokainë nga Amerika e Jugut! Kush është Arjan Shanaj, fieraku...

Foto/ Sillte kokainë nga Amerika e Jugut! Kush është Arjan Shanaj, fieraku i fortë, e shkuara e biznesmenit të drogës, mediat greke: Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri

0
567

Policia ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar ‘Furtuna”, ku janë sekuestruar një shumë e madhe eurosh, bëhet fjalë për 13 milionë euro pasuri në Fier, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Pasuritë të përfituara nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Fieraku qe iu sekuestruan pasuri marramendëse quhet Arjan Shanaj, emer i njohur per policine. 

Aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.

Por kush është Arjan Shanaj? 

Biznesmenit që iu sekuestrua sot pasuria është nga Fieri dhe deri në momentin e arrestimit ka jetuar në një vilë në Kavuri, zonë në periferi të Athinës. Në Shqipëri, ai ka patur aktivitet në fushën e tregtimit të gazit natyror dhe karburantit.

Emri i tij ka qenë i përfshirë edhe në rrjetin e trafikut të drogës në Spanjë dhe Itali. Sipas të dhënave të autoriteteve greke, drejtuesit e kësaj organizate kishin kontakt të drejtpërdrejtë me një kartel droge në Kolumbi, ku dhe merrnin kokainën.

Nga Amerika Latine, kokaina dërgohej në Ballkan. Përpunimi bëhej në Shqipëri dhe në Kosovë dhe më pas trafikohej në zonën e Trikallas. Këtu hynte në lojë biznesmeni grek Sakis Karatzounis, edhe ky i arrestuar, i cili kishte për detyrë të magazinonte drogën që sillnin shqiptarët.

Sipas policisë, ky shtetas me 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata gjithashtu merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

Por çfarë shkruanin mediat greke për biznesmenin Fierak në 2017: “Nje nga njerëzit më të pasur në Shqiperi. Ai ka lindur në Fier të Shqiperisë. Pavaresisht se ka biznes karburantesh, fotografi të tij nuk ka pothuaj asgjëkundi, pasi vetë është kujdesur të qëndrojë i panjohur. Kohët e fundit ai jeton në Kavuri, Athinë. Me para emri i tij ishte përfshirë në çeshtje të mëdha trafiku droge në Spanjë dhe Itali por nuk ishte dënuar kurrë. Ne operacionin e 14 Qershorit 2017 ne Athinë dhe Karditsa, u arrestuan 3 shqiptarë 34-56 vjeç dhe nje grek 61-vjeç nga Trikalla si dhe nje grek tjetër 37-vjeç. U sekuestruan 21 kg 480 gram kokainë, 92.000 euro, 2 pistoleta dhe 1 arme gjahu”-shkruanin mediat greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here