Google search engine
Home Politike Drejtesi Elbasani dhe Vlora me numrin më të lartë të gjyqtarëve të dorëhequr,...

Elbasani dhe Vlora me numrin më të lartë të gjyqtarëve të dorëhequr, anëtarja e KLGJ nxjerr raportin dhe tregon arsyen pse

0
321

Në lidhje me kërkesat për heqje dorë të gjyqtarëve dhe të pranuara nga kryetarët e gjykatave konstatohet se ka një numër të madh të tyre, pohoi anëtarja e KLGJ, Brunilda Kadi.

Shkaku i këtyre dorëheqjeve apo përjashtimeve evidentohet vetëm nga një pjesë e gjykatave edhe pse kërkohet që të jepet një shpjegim për to.

Kjo problematikë është më e dukshme në gjykatat e Elbasanit dhe Vlorës. Arsyeja për këtë gjë lidhet me një problem teknik që ka lidhje me sistemin e menaxhimit të çështjeve.

“Kjo e dhënë raporton përsëri një problem të funksionimit të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve. Një pjesë e kësaj problematike mund të zgjidhet edhe nëpërmjet miratimit të rregullave të mënyrës së regjistrimit e ndarjes në short të çështjeve, duke shmangur automatikisht gjyqtarët e hetimit paraprak apo seancës paraprake nga gjykimi i themelit që pa u hedhur çështja në short etj”.

Nga raportimet konstatohet se numri i vendimeve për pranimin e kërkesave për përjashtim gjyqtari është shumë i vogël në raport me kërkesat e pranuar për dorëheqje, në disa gjykata mungojnë tërësisht vendimet për pranimin e kërkesave të palëve për përjashtim, me përjashtim të asaj të Vlorës e cila raporton 2438 vendime për përjashtim gjyqtari“., thuhet në raportim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here