Rreth një orë më parë një automjet u përfshi nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga të dhënat paraprake është mësuar se makina është në pronësi të një shefi policie në Kavajë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Deri më tani, nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Policia vijon të jetë në terren për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.










































