Pas atentatit të rëndë në Durrës ndaj Arjan Ndojës, mësohet se mbrëmjen e djeshme ka shoqëruar një person nga Fushë-Kruja si të dyshuar kryesor.
Ai është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje, por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.
Në makinën që përdorën autorët për atentatin, por që nuk arritën që ta digjnin u gjetën dhe u sekuestruan fije floku dhe gjurmë gishtash, të cilat janë dërguar për ekspertizë për të zbuluar se kujt i përkasin për të zbuluar autorët e atentatit.








































