Google search engine
Home Politike Rudina Hajdari: Ujërat brenda grupit demokrat janë qetësuar, opozita e vendosur për...

Rudina Hajdari: Ujërat brenda grupit demokrat janë qetësuar, opozita e vendosur për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, ja pse u distancova nga Basha

0
372

Debatet dhe sherri që kishte mbërthyer grupin demokrat gjatë ditëve të fundit duket se është venitur. Ka qenë deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e cila teksa dje ishte e ftuar në një studio televizive zbuloi se kishte komunikuar me deputetin Korab Lita, me të cilin thekoi se kishte folur dhe i kishte sheshuar debatet në grupin demokrat. “Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi kështu përballjesh. Mendoj se jemi një grup që kemi një kauzë të përbashkët dhe mundohemi të bashkërendojmë të gjitha objektivat tonë edhe me grupet e tjera parlamentare në opozitë. Ishte një gjë që mund të shmangej, por gjithsesi ajo u nda me publikun dhe ne u munduam ta zgjidhim sa më drejt për të gjithë. Shumë natyrshëm deputetë të tjerë shprehën dëshirën për t’ju bashkuar grupit demokrat dhe kjo tregon se jemi një grup që kemi goxha mbështetje dhe një grup që po forcohet akoma më shumë. Ky konflikt mendoj se është sheshuar tani dhe ne do vijojmë punën tonë me të gjitha gjërat që kemi marrë përsipër brenda Kuvendit”, deklaroi ai. Duke komentuar zërat, për debate mes grupit në mbledhjen e zhvilluar për reformën zgjedhore, Hajdari theksoi se për këtë çështje është e vetmja që të gjithë brenda grupit demokrat janë dakord me njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë debat. Sipas saj, opozita parlamentare është e vendosur për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. “Nuk ka debate mbi këtë temë. Jemi shumë të vendosur të kemi dy procese paralele, pra të kemi propozimet konkrete për ndryshimin e sistemit dhe të shqyrtojmë me detaje e të shikojmë çfarë propozimesh na kanë dhënë ekspertët për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Drafti i parë ishte një draft paraprak dhe i pjesshëm dhe mbi këtë draft ne diskutuam këto pika, por nuk kishte debat mbi këtë gjë, sepse ne jemi goxha të hapur sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto rekomandime kanë ardhur ndër vite”, u shpreh ai. Ndërkohë, Hajdari zbuloi edhe arsyet se përse u distancua nga Basha. “Nuk kam asnjë lloj kompleksi, kam mirënjohje që jam vlerësuar për t’u futur si e treta në listë, por kjo nuk do të thotë që kjo duhet të përcaktojë axhendën time politike. Nuk do të thotë që unë duhet të ngelem peng i këtij vendimi. Unë duhet të luftoj për atë që unë mendoj se është e drejtë. Fakti që sot opozita nuk ndodhet në Parlament, është arsye e vetme që unë jam jashtë vendimit apo kundra vendimit të kryetarit të PD, nuk kam asgjë kundra tij personalisht”, nënvizoi Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here